Suedia dhe Finlanda i janë bashkuar ditët e fundit 14 vendeve të NATO-s për një seri stërvitjesh të mëdha ushtarake në Detin Baltik. Stërvitjet janë duke u kryer në një kohë që Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë kundër aplikimit të këtyre dy shteteve për të qenë pjesë e aleancës ushtarake, madje edhe ka kërcënuar se kjo do të sjellë pasoja.

Rreth 7.000 personel ushtarak dhe 45 anije morën pjesë në stërvitjet që përfshinin rënie ajrore dhe ulje amfibe në Gotland, një ishull që ndodhet në mënyrë strategjike në mes të pjesës jugore të Detit Baltik.

Pjesë e stërvitjeve nuk ishte se si ishulli të mbrohej, por madje edhe se si të merret ai në rast të një skenari kur është pushtuar.

14 vendet pjesëmarrëse të NATO-s përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Francën , Gjermaninë , Belgjikën, Bullgarinë, Danimarkën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë, Poloninë dhe Turqinë.

Stërvitjet, që zhvillohen nga 5 qershori deri më 12 qershor, erdhën pasi presidenti Putin bëri homazhe të enjten për Carin Pjetri i Madh në 350 vjetorin e lindjes së tij, duke tërhequr një paralele mes asaj që ky car ka bërë dhe asaj që lideri rus po bën tani. Sipas Putinit, të dy janë përpjekur që të fitojnë sërish tokat ruse, në atë që është konsideruar si një kërcënim rrëqethës për kombet nordike.

“Pjetri i Madh zhvilloi Luftën e Madhe të Veriut për 21 vjet. Duket se ai ishte në luftë me Suedinë, ai mori diçka prej tyre. Nuk mori asgjë prej tyre, u kthye (ajo që ishte e Rusisë)”, është shprehur lideri rus.
Në komentet televizive në ditën e 106 të luftës së tij në Ukrainë, ai e krahasoi fushatën e Pjetrit me detyrën me të cilën përballet Rusia sot.
“Me sa duket, na ra edhe neve që të kthejmë atë që është e Rusisë dhe të forcojmë vendin. Dhe nëse ecim nga fakti se këto vlera bazë përbëjnë bazën e ekzistencës sonë, sigurisht që do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrave me të cilat përballemi”, ka deklaruar Putin.

Megjithëse stërvitja vjetore BALTOPS nuk është se po zhvillohet si përgjigje ndaj një kërcënimi specifik, edicioni i këtij viti vjen mes tensioneve të rritura me Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Pavarësisht statusit të tyre të paangazhuar, të dy vendet nordike janë praktikuar rregullisht me vendet e NATO-s dhe qeveritë e tyre vendosën që në vazhdën e luftës në Ukrainë të kërkojnë anëtarësim të plotë në aleancën ushtarake perëndimore.

‘Ndihem vërtet i përgatitur. Dua të them, ne kemi bërë një dislokim të madh në Gotland dhe do ta mbrojmë Gotland-in. Është një detyrë vërtet e vështirë për të marrë një ishull të mbrojtur”, tha koloneli suedez Magnus Frykvall, komandanti i regjimentit të ishullit, ndërsa pajisjet ushtarake po vendoseshin në bregdet.

Mbrojtja e Gotland-it kundër një pushtimi të huaj dukej një nocion kaq i largët për vendimmarrësit suedezë në fillim të shekullit, saqë ata e çmilitarizuan ishullin e Detit Baltik.

Por pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Suedia ndjeu se rreziku i një agresioni rus ishte aq i largët, saqë i rifokusoi forcat e saj të armatosura në operacionet e huaja paqeruajtëse dhe jo në mbrojtjen territoriale. Regjimenti Gotland u mbyll në 2005 pasi Suedia zvogëloi ushtrinë e saj.

Aneksimi i Gadishullit të Krimesë të Ukrainës nga Rusia në 2014 çoi në një rimendim dhe një regjiment i ri u krijua në Gotland në 2018. Tani ka rreth 400 ushtarë suedezë me bazë të përhershme në ishull. Përforcime të mëtejshme janë planifikuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Megjithatë, shumë nga banorët e Gotland mendojnë se Suedia nuk do të ishte në gjendje të mbronte ishullin më vete.

“Nëse do të pushtoheshim, nuk do të kishim asnjë shans sepse mbrojtja jonë është shumë e vogël. Ne kemi një mbrojtje vërtet moderne dhe të mirë, por është shumë e vogël”, tha Lars Soderdahl, një kuzhinier 33-vjeçar në qytetin kryesor të ishullit, Visby.

 

Capture

33333333

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb