Kryetari i PD, Sali Berisha foli në “Opinion” për një sërë çështjesh, duke nisur me masën e arrestit në shtëpi, përjetimet e tij brenda 4 mureve, zgjedhjet e ardhshme elektorale apo dhe reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër Berisha u jep fund shumë aludimeve. I pyetur nëse po përgatit vajzën e tij Argita Malltezi për të qenë në krye të PD-së, ish-kryeministri thotë se ajo nuk e ka shprehur një dëshirë të tillë, megjithëse është aktive në politikë.

Blendi Fevziu: A po përgatisni ju zoti Berisha një tentativë të mundshme për të sjellë vajzën tuaj në krye të PD?

Sali Berisha: Unë kurrë nuk kam bërë lojë të dyfishtë. Vajza ime është një vajzë e shkolluar, vajzë e cila ka që studente në politikë, në grevë urie e shumë të tjera me radhë. Ajo ka bindjet e veta politike dhe merr vendime vetë. Ajo nuk ka dashur dhe këtë e ka shprehur. Nëse vajza ime vendos që të hyjë në politikë, kjo nuk do të ndodhë se unë do ia hap dyert, por do të ketë procedurën njësoj si demokratët e tjerë. Ama këtu unë nuk e ndaloj.

Blendi Fevziu: A ka shprehur ajo së fundmi ndonjë dëshirë?

Sali Berisha: Në fakt nuk ka shprehur se po ta shprehte me mua, ajo do e shprehte dhe me jashtë. Ajo është aktive në politikë, por ka gjykuar që të vazhdojë jetën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb