Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka paralajmëruar se shteti komunist është në prag lufte me fqinjët e tyre jugorë. Një zyrtari i lartë shtoi se bisedimet mes SHBA dhe Koresë Jugore pas testimit të bombës me hidrogjen nga shteti komunist kanë rritur ndjeshëm tensionet mes vendeve.

Këto tensione, thotë zyrtari, kanë shtyrë dy Koretë në prag të luftës. Gjithashtu, një zyrtar i Koresë së Jugut konfirmoi se Seuli zyrtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin diskutuar për sulme ushtarake në Korenë Veriore. Të gjithë duan të luftojnë të gjithë!
Koreja e veriut ka lëshuar dy raketa luftarake sot në mëngjes ku e para ka dështuar teksa e dyta ka rezultuar e suksesshme duke fluturuar mbi 400 kilometra. Raketat përbëhen nga bomba me hidrogjen, e cila është më e fuqishme se bomba atomike dhe kjo ngjall frikë.

Reagimi i SHBA-së ka qënë i prerë se ata janë të gatshëm për luftë për të mbrojtur veten dhe aleatët nga papërgjegjshmëria e tarroristëve politikë.

Raketat janë parë edhe mbi detin Japonez dhe kanë krijuar panik tek autoritetet e këtij vendi e cila ndihet gjithashtu e rrezikuar. Kjo që po ndodh nuk është për të kaluar pa shqetësime.

Bota është në një situatë shumë të acaruar dhe një shkëndijë mund të shërbejë si shkas për luftë fatale.

Sipas një teorie të një studiuesi me famë botërore, çdo 70 vjet në botë ndodh një luftë e cila shërben për të rivendosur ekuilibrat pas tensioneve të akumuluara./telegrafi/
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: