Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për ‘Frontline’ në ‘News24’ përballë gazetares Marsela Karapanco tha se kryesisht fryma në grup është unanime. Ai tha se ai nuk gjykon asnjë prej deputetëve për lëvizjet që bën.

Pyetje: A keni qenë kompakt? Ka pasur nga ata që kanë menduar ndryshe?

Gjekmarkaj: Jo! Nuk di se kush mungon tamam. Ishin shumica e grupit. Fryma ishte unanime. Përsa i përket ashpërsisë, është qesharake. Kemi historinë përpara, por jemi tërhequr prej muajsh që të japim një shans, të logjikshëm dhe progresiv për PD. Jo se kemi pasur frikë apo s’dimë të shajmë. S’mund të themi; ‘je i shitur, apo je në tenderat e Edi Ramës’. Ky është fjalor që një PD duhet ta refuzojë, duhet të ketë oferta të tjera.

Pyetje: A ka tkurrje në grupin e Alibeajt?
Gjekmarkaj:
Nuk gjykoj askënd për çdo lëvizje që bën. Unë nuk ndjej asnjë lloj tkurrje. Çdo deputet për të mbetur te ky grup apo të kalojë te tjetri, është çështje e tij. Në këtë kontest nuk gjykoj askënd. Unë kam vendosur të rri te PD. Kush është shumica sot? Unë nuk jam orakull. Ka shumë demokratë, qytetarë të tjerë, që mendoj se ndihen të përfaqësuar dhe te grupi tjetër. S’ka histori pushteti, histori mashtrimi. Kjo që ndodhi po i nxjerr ata si mish për top për urrejtjen e grupeve të caktuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: