Me siguri keni dëgjuar se të mbushësh baterinë e iPhone-it gjatë gjithë natës është keq për baterinë.
Sipas “Battery University”, një ueb-faqe që drejtohet nga kompania “Cadex”, të mbushni telefonin tuaj ndërkohë që bateria e tij është plot e mban atë në stres të lartë, në gjendje të lartë tensioni, gjë që shpenzon kiminë e brendshme dhe i bën dëme të pariparueshme.

Por, një tjetër përgjigje nga ekspertët e hedh poshtë sa u tha më sipër.

Në një përgjigje brilante dhe të plotkuptueshme në “Quora” (ueb-faqe për pyetje-përgjigje), autori teknologjik Jesse Hollington tregon për gjithçka që duhet të dini në lidhje me funksionimin e baterisë së telefonit tuaj: “Të mbushni iPhone-in tuaj gjatë natës nuk do t’i bëjë dëm aspak”.

“Të mbushni iPhone-in tuaj nga 90% nuk do ta dëmtojë fare baterinë. Thjeshtë, është e pamundshme të mbushni më tepër se lejohet iPhone-in apo ndonjë pajisje tjetër moderne elektronike”, thotë ai, transmeton Koha.net.

“Çdo pajisje që përmban bateri litium jon apo litium Polimer duhet të përmbajë një cikël mbushës që ndërpret rrymën e mbushjes kur bateria arrin në 100%”, shton ai.

Me fjalë tjera, bateria e telefonit tuaj është po aq e mençur sa edhe vetë telefoni. Apple, Samsung dhe të gjitha top-kompanitë teknologjike – pra të gjitha ato kompani që bateritë e pajisjeve të tyre kanë për bazë litiumin – përdorin këtë praktikë.

Për më tepër, autori flet edhe për numrin e limituar të rimbushjes së këtyre baterive. “Bateritë litium jon kanë numër të limituar të “cikleve të rimbushjes” (rreth 500 në rastin e iPhone). Termi “cikli i rimbushjes” i referohet rimbushjes së plotë të baterisë, ndërsa rimbushja e pjesshme shfrytëzon vetëm një pjesë të atij cikli”.

“Thënë ndryshe, çdo herë që rimbushni një iPhone nga 90%, atëherë ju keni shfrytëzuar 1/10 e atij cikli, apo 10 përqindëshin e ciklit të plotë rimbushës”, thekson Hollington.

“Megjithatë, nëse qëllimisht e shpenzoni baterinë në zero dhe më pas e rimbushni atë, në vend se ta rimbushni vetëm për aq sa ka nevojë të rimbushet, atëherë po e shfrytëzoni kot një cikël të plotë rimbushjeje”.

“Normal, nëse e harxhoni baterinë e iPhone-it duke punuar me të, atëherë gjithçka është në rregull, por nuk ka nevojë ta harxhoni atë deri në zero % për ta rimbushur sepse në këtë mënyrë ju ja keni shkurtuar jetëgjatësinë baterisë”, ka theksuar Hollington.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: