Task-Forca ka zbritur sot në terren ku ka kryer kontrolle nëse zbatohen masat anti-COVID në aktivitetet e biznesit.

Gjatë kontrollit, inspektorët kanë parë nga afër nëse personeli në bare dhe lokale, apo dhe biznese zbatojnë kushtet e higjienës, siç është përdorimi i maskave apo respektimi i distancave dhe higjiena.

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar gjobë, deri në mbylljen e aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: