Gjendja fizike e Arjen Robben vijon të jetë një mister. 35-vjeçari i Bayern Munich nuk ka zbritur ende në fushë për vitin 2019 duke vënë ndjeshëm në dyshim të ardhmen e tij. Robben ka njoftuar prej kohësh se ky do të jetë viti i tij i fundit me Bayern por tashmë në pikëpyetje vendoset karriera e tij:

Roben
Roben

“Është shumë e dhimbshme, ka rrëfyer Robben për Bild duke shpjegua më tej se mjekët nuk po arrijnë të kuptojnë se çfarë problemi ka me kofshën e tij. “Kam provuar gjithçka, për momentin nuk funksionon asgjë. Fakti që nuk e kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë e bën dhe më të vështirë. Disa herë jam rikthyer të stërvitem me grupin por në fund kam ndjerë sërish dhimbje”, u shpreh Robben.

A.robben
A.robben

Holandezi ka zhvilluar takimin e tij të fundit më 27 nëntor, që nga ajo periudhe ka qëndruar vetëm në bokse. Mëngjarashi ka theksuar se në fund të sezonit ka dëshirë të vijojë karrierën e tij në një tjetër skuadër por ky dëmtim mund ta detyrojë ti jap fund në Mynih.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb