Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u pyet nëse celula terroriste u bë publike pikërisht sot për kredo politike, pasi Shqipëria dështoi të hapë negociatat me BE.


Veliu u shpreh se këto janë aludime të kota, ndërsa shtoi se institucioni i Policisë së Shtetit është i depolitizuar.

“Ne gjykuam që ta bëjmë publik sot dhe suksesin e antiterrorist, sepse ne duam që edhe komuniteti MEK të ndihet i sigurt në vendin tonë. Ne si polici kemi të drejtë të mbrojmë jetën e qytetarëve shqiptarë, por edhe qytetarë të huaj që jetojnë në Shqipëri. Policia e Shtetit është një institucion i depolitizuar dhe i shërben vetëm vendit dhe atdheut”, tha Veliu.


I pyetur për shtetasin turk të kapur në Tiranë dhe lidhjet e tij politike në vendin tonë, Ardi Veliu sqaroi se shtetasi turk që ka dashur të bëjë akte terrroiste në Shqipëri po hetohet dhe se për momentin mund të thuhet vetëm kaq.


“Në njoftimin për media është thënë se Turgut ëhstë pjesë e kësaj celule. Shtë një person me shumë rekord, një person i dënuar për drogë disa herë. Pas arrestit shtëpiak, ai është larguar nga Shqipëria. Unë dua të bëj me dije se Turgut është pjesë e kësaj celule. Sot jemi për të folur për angazhimin e tij në këtë celulë”, deklaroi Veliu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb