Tetë vite më parë u nda nga jeta Prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana. Zyrtarisht u raportua se njeriu që po hetonte dosjet e bujshme, si zhdukjen e Remzi Hoxhës, apo abuzimet me fondet e rrugës së Kombit, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.

Por këtë version zyrtar e kanë vënë në dyshim familjarët, të cilët edhe sot pas tetë vitesh, nuk kanë gjetur drejtësi. Xhevat Hana konsiderohej si një ndër njerëzit e devotshëm të sistemit të drejtësisë. Ai e kishte mision të bërit drejtësi. Siç të afërmit dhe miqtë apo kolegët e tij e kujtojnë, ai nuk bëri kurrë kompromis me të keqen.

Ai hetoi dhjetra dosje, të bujshme dhe jo. U udhëhoq gjithmonë nga parimi se krimi dhe kriminelët duhen ndëshkuar. Xhevat Hana, do të kujtohet si prokurori professional dhe i ndershëm. E nëse të gjithë prokurorët do të ishin si ai, mbase sot s’do të ishte nevoja për të bërë vetting.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb