Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i pyetur nga gazetarët nëse u ka dal dikush “për zot” rreth 500 mijë eurove të grabitura nga pastruesja Rozeta Dobi, u shpreh se çështja ka kaluar cakun e policisë dhe tashmë është prokuroria ajo e cila po merret.

Ai tha se gjithsesi në këto momente nuk mund të jepet asnjë informacion, pasi çështja është në hetim.

“E ka kaluar cakun e policisë dhe është brenda dyerve të prokurorisë, kështuqë nëse doni një përgjigje në lidhje me këtë duhet të pyesni prokurorinë, por kur është në hetim rezervohet e drejta ligjore për të mos dhënë informacion. Në këtë moment policia bën vetëm çfarë i delegon prokurori”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb