Ndërsa në Kuvend miratoheshin ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor, kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve.

I pyetur nëse me këtë votim shkelej nderi i marrëveshjes së arritur në selinë e ambasadës së SHBA-së, e njohur ndryshe si marrëveshja e 5 qershorit, Rama tha: Kjo është bisedë e tejkaluar sot votohet, dhe më lejoni të them se nuk ka votime të njëanshme . Vota që jepet në parlament është e vlefshme në bazë të mandatit. Ata deputetët atje i morën nga Luli dhe Monika mandatet, nëse i dëgjojnë apo jo, apo bëjnë me kokën e tyre, nuk është puna jonë. Detyra jonë është të çojmë Kodin në Kuvend siç e tha Bundestagu”,- tha Rama.

Sa për mungesën e dakordësisë me opozitën e Bashkuar, Rama u shpreh: “Koha e votimi pas një konsensusi 100% ka vdekur që në ’90, nuk arritëm ta bënim, por si t’ja bëjmë apo siç thotë palestra e shtangës në Presidencë? Bujrum të vijë aty është sheshi të vijnë e të marrin vota, të vijnë në parlament me mend të tjera”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb