Ndërsa Moska njofton se po tërheq disa trupa nga kufiri ukrainas, vjen dhe reagimi nga ministria e jashtme ruse, shkruan BBC.

Zëdhënësja Maria Zakharova shkroi në Telegram:

“15 shkurt 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.

Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar u thanë gazetarëve javën e kaluar se një pushtim rus mund të ndodhë që sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb