TIRANE

Rudina është treguar gjithmonë tejet miqësore me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre që janë të ndryshme.

Kurioziteti më i madh qëndron ende tek marrëdhënia me Markun, raporti me familjarët apo fëmijët e tij. Por Rudina nuk e ka aspak kompleks t’i ndajë këto detaje.

E pyetur se sa herë e takon mamanë, ajo ka pohuar se e takon çdo ditë pasi ajo shkon tek shtëpia dhe i bën kurs matematike djalit të Markut. Ndërsa në pyetjen tjetër Dembacaj ka zbuluar a zihet apo jo me Markun. Dhe po, zihet, edhe pse edhe për këtë do të lindin pyetje të tjera.

“Si mund të zihesh me këtë engjëll? Bëj shaka, zihemi, por jo shpesh. Marku është shumë i qetë. Unë jam ‘zjarmi i tokës’”, është përgjigjur Rudina.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: