KOSOVE– Kryesia e AAK-së dhe kryetarët e degëve të kësaj partie, sot në një takim të mbajtur në Prishtinë, pas dënimit të sulmeve terroriste në Bruksel, dhe ngushëllimeve për familjarët e viktimave dhe popullin e qeverinë belge, ka diskutuar për aktualitetin politik, në dritën e protestës së madhe të 26 marsit, e cila do të mbahet në Prishtinë.

Strukturat drejtuese të kësaj partie kanë vlerësuar se ka një disponim në rritje, të anëtarësisë dhe të qytetarëve, për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e 26 marsit, transmeton Koha.net. Është thënë po ashtu se kjo protestë do të jetë e qetë dhe do të jetë një ndërmarrje e përbashkët e Frontit Opozitar, siç thuhet në komunikatën për opinion.

Udhëheqja e AAK-së në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimin e saj, se zgjidhja e vetme e krizës politike janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: