Kristal Abazaj shënoi 1 nga 2 golat që i dhanë sot fitoren Luftëtarit në transfertën kundër Vllazninë. Në intervistën pas takimit, futbollisti që ka nënshkruar me Anderlektin në Belgjikë, ka folur për të ardhmen e tij.

Biseda të ngrohta me shokët. U duk sikur sot ishte lamtumira me Luftëtarin…

Nuk besoj se ka lidhje kjo, por ata më falënderuan. Jo se kam firmosur diku tjetër, dhe do harroj ekipin tim. Do jap maksimumin deri në fund, pasi Luftëtari ka meritë për karrierën time.

Me këto cilësi duhet të jesh edhe atje ku do shkosh. Nuk duhet ta shohësh veten inferior tek Anderlehti…

Edhe kur të shkoj atje, grumbullimin e kemi më 18 qershor, do jap maksimumin. Ne lojtarët nga Shqipëria, kemi problem ritmin i kam thënë trajnerit. Por, ai më ka thënë se do të ndihmoj unë, pasi e di shumë mirë se nga cili kampionat vij.

Si t’u duk skuadra e Anderlehtit? Si mendon se do përshtatesh atje?

Unë isha në stadium, pashë ndeshjen ndaj Klub Bryzh, me punë dhe me pak fat, do ambientohem mjaft mirë. Ishte i fortë fizikisht si kampionat, por kishte edhe hapësira. Me cilësitë që kam, mendoj se do ia dal.

Shorti në Europa Ligë, Luftëtari-Anderleht, deklarojnë me shaka shokët e skuadrës..

Anderlehti do futet menjëherë në grupe, dhe besoj se Luftëtari do e humbi shansin të luajë me ne.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb