I mandatuari për të krijuar qeverinë e re në Malin e Zi, Dritan Abazoviç , i ka bërë thirrje BE-së që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që synojnë të bëhen pjesë e saj, në mënyrë që skenarë të ngjashëm si në Ukrainë të mos ndodhin në rajone të tjera në Europë.

“Ky është një moment vendimtar për Europën, por ndoshta edhe për botën. Uroj dhe shpresoj që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të përfundojë”, ka thënë Abazoviç.

Ndër të tjera ai ka thënë se tashmë është momenti që Europa ta kuptojë domosdoshmërinë se rruga drejt BE duhet të jetë më e shpejtë për vendet që janë në pritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb