“Mali i Zi nuk ka ndonjë vend më të afërt se sa Serbia, dhe problemet akute që ekzistojnë ose janë të imponuara nga dikush tjetër, duhet të tejkalohen në mënyrë që të kuptojmë se sa më shpejt që arrijmë një bashkëpunim vëllazëror, aq më mirë do të jetë për qytetarët e të dy vendeve”, kështu citohet të ketë dhënë Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, raporton Danas.

Ai ka përmendur edhe deklaratat për masakrën e Srebrenicës, duke shtuar se diskutimi për këtë temë nuk është bërë nga qeveria malazeze apo shumica e re parlamentare.
“Sigurisht për arsyet e tyre llogaritëse që dikush duhet të marrë disa pikë politike mbi viktimat e Srebrenicës”, ka thënë tutje ai.

Abazovic tha se mbështet një pjesë të kritikave që mund të dëgjohen nga Beogradi, por edhe nga Podgorica.
“Nuk po e them tani, nuk dua ta banalizoj, të mos keqkuptohem, por më vjen vërtet keq që gjeneroi kaq shumë pluhur në publik, posaçërisht në mediat serbe. Pra, nuk kemi të bëjmë me vendimet e Parlamentit të Republikës së Serbisë dhe as nuk mendoj se qeveria në Serbi duhet të merret me vendimet e Parlamentit të Malit të Zi. Këto janë organe autonome, dy shtete të pavarura, ato janë të përcaktuara siç mendojnë”, deklaroi ai, duke thënë se do të ishte i lumtur që të shkonte në Beograd, për të biseduar me zyrtarët atje.

“Nga ana tjetër, të gjithë janë më se të mirëpritur në Malin e Zi dhe unë mendoj se në një dialog dhe marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore duhet të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura nëse ato ekzistojnë, dhe se tema të tilla që janë thënë kaq shumë herë në rajon duhet të mos përsëriten për të ngritur pluhur sepse në atë mënyrë ne nuk do të prodhojmë asgjë të mirë për asnjë vend në Ballkanin Perëndimor, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb