Nuk ka asnjë dyshim të bazuar se është kryer krim me ofrimin e parave për udhëheqësin e URA-së, Dritan Abazoviçin.

Kështu ka pohuar në konferencën e sotme të përbashkët të Administratës së Policisë dhe SDT, Kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniq, raportojnë mediat malazeze.

Duke kujtuar se një hetim ishte iniciuar në këtë rast, Katniç tha se politikani shqiptar u mor në pyetje dhe se në bazë të kësaj, u përcaktua “se nuk ka asnjë dyshim të bazuar se një person ka kryer një krim”.

“Në mënyrë që vepra penale e “dhënies” të ryshfetit të jetë valide, duhet të përmbushen disa kushte. Para se gjithash, që një zyrtar të llogaritur se i është ofruar një shumë e caktuar parash ose vlerë tjetër për të bërë diçka që nuk duhet, ai duhet ta bëjë”, shpjegoi Katniç.

Ndryshe, zëvendëskryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kishte pohuar më parë se ju kishin ofruar 21 milionë euro në formë ryshfeti për mos ta rrëzuar nga pushteti qeverisës partinë e presidentit aktual malazez, Milo Gjukanoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: