SUEDI-Vitet kalojnë por ABBA-t janë më të bashkuar se asnjëherë. Grupi historik i pop-it nga Suedia është bashkuar pas tetë vjetësh, me rastin e inaugurimit në Stokholm të tavernës greke ‘Tyrol’, dedikuar muzikantëve të famshëm të ‘Mamma mia’.

Lokali drejtohet nga një prej pjesëtarëve të grupit, pikërisht Bjoern Ulvaeus dhe miqtë e tij nuk kanë hezituar të festojnë së bashku eventin dhe të pozojnë së bashku në pasarelë.

Kush priste një bashkim prej tyre do të mbetët në fakt i zhgënjyer. Nga 1982 (vit në të cilin grupi u nda) Bjorn, Benny, Agnetha dhe Frida e kanë përjashtuar mundësinë për të performuar së bashku.

Në vitin 2000 atyre ju propozua një tour prej 100 koncertesh, kundrejt një pagese prej një miliard dollarësh, por ata refuzuar, duke mos dashur të zhgënjejnë fansat e tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: