Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka thënë se palestinezët nuk do të zabtojnë më marrëveshjet e arritura me Izraelin. Njoftimi i tij ka ardhur pas një takimi urgjent të thirrur, meqë Izraeli ka rrëzuar ndërtesat palestineze me arsyetimin se janë ndërtuar ilegalisht afër territorit të Jerusalemit.

Marrëveshjet e nënshkruara për gati 24 vjet, përfshijnë shumë fusha, pa harruar edhe bashkëpunimin për siguri. Izraeli në anën tjetër, ende nuk është përgjigjur ndaj kësaj mase.

Abbas ka thënë se do të formohet edhe një komitet për të diskutuar se si do të zbatohet ky vendim. Tensionet në mes të Izraelit dhe palestinezëve janë rritur në ditët e fundit, pas rrëzimit të banesave, meqë Gjykata e Lartë izraelite ka thënë se ato janë ndërtuar shumë afër ndalesës së vënë në Bregun Perëndimor.

Për këtë veprim të Izraelit ka pasur pakënqësi ndërkombëtare, meqë 17 persona kanë mbetur të pastrehuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb