PALESTINE-Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas ka thënë se palestinezët “nuk do të pranojnë” ndonjë plan për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka folur në Paris, një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kundërshton vendimin e SHBA-së për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë vërtetuar se janë ndërmjetësues jokredibil në procesin e paqes dhe nuk do të pranojnë asnjë plan nga ky vend”, ka thënë Abbas, pasi është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 6 dhjetor, se SHBA e njeh Jerusalemin, kryeqytet të Izraaelit dhe do të bart ambasadën amerikane nga Tel Avivi në këtë vend.

Vendimi i Trumpit është pritur me protesta në vendet myslimane. Macron ka thënë se Franca mbetet e mendimit se zgjidhja është ashtu që dy vendet të ekzistojnë pranë njëra-tjetrës si shtete.

Ai ka thënë se Franca do ta njohë shtetin e palestinezëve “në kohën e duhur” dhe jo nën presion, njofton Rel.

“Amerikanët e kanë margjinalizuar veten dhe une po tentoj të mos veprojë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Macron në një konferencë të përbashkët me Abbas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: