Kompania lider e telekomunikacionit në Shqipëri, “ABISSNET” Sh.a. do të mundësojë shërbimet e internetit dhe trasnmetimet online të Finales së “Conference League”, që do të zhvillohet sonte në ora 21.00, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri.

Falë bashkëpunimit me partnerët, “Abissnet” do të garantojë mbarëvajtjen e transmetimit të një eventi futbollistik të këtyre përmasave në Shqipëri, siç është ndeshja e sotme Roma-Feynoord. Ndeshja Roma-Feynoord do të transmetohet falas për çdo abonent që ka një prej paketave të “Digitalb”.

“Abissnet” sh.a është themeluar në vitin 1998 dhe është operatori i parë i internetit në Shqipëri, i rëndësishëm dhe ndër më të mëdhenjtë në tregun shqiptar të telekomunikacionit.

Me rrjetin më të madh të fibrës optike në vend, ka numrin më të madh të klientëve rezidencialë duke ju ofruar shërbime të shkëlqyera dhe paketat më të mira në treg me standarde e cilësi të lartë të nivelit evropian.

“ABISSNET” ka një bashkëpunim të afërt me shumë biznese në vend, duke u ofruar paketa të personalizuara dhe shërbime ekstra dhe duke shërbyer me përkushtim në nevojat dhe kërkesat e tyre të biznesit.
Me ne, ju merrni më të mirën.
www.abissnet.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb