Saliou Guindo nuk është më lojtar i Laçit. Lajmi është dhënë nga vetë lojtari, i cili ka zyrtarizuar “divorcin” me kurbinasit, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar (u shpall “Këpuca e Artë” në futbollin tonë në sezonin e kaluar) nuk ka hezituar  të falenderojë të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Është koha të them mirupafshim pas një sezoni mbresëlënës në klubin e Laçit. Ishte një eksperiencë e madhe dhe jam shumë krenar që kam dhënë gjithmonë më të mirën time duke veshur këtë fanellë.

“Do të dëshiroja të falënderoja të gjithë pjesëtarët e klubit, sidomos presidentin Pashk, stafin, trajnerët, shokët e skuadrës dhe sigurisht tifozët tanë të mëdhenj për mbështetjen e pabesueshme gjatë gjithë vitit. Ju uroj më të mirën” – shkruajti ai.

 

Guindo1

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: