Janë luajtur sot ndeshjet e javës së tetë të kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza 2023-2024. Kryesfida e javës Vllaznia – Apolonia përfundoi me fitoren e shkodraneve 2-1 që vijojnë të kryesojnë renditjen me pikë të barabarta me Tiranën. Në anën tjetër vajzat bardheblu triumfuan me rezultatin e thellë 6-0 në derbi ndaj Kinostudios.

Vajzat e Partizanit mundën 5-0 vajzat e Laçit në takimin e luajtur në “Arenën e Demave”. Vajzat e kuqe shfrytëzuan hapin fals të Apolonisë dhe tani renditen në vendin e tretë me 18 pikë.Skënderbeu regjistroi fitoren e parë të sezonit pasi mundi Teutën në shtëpi me rezultatin 4-2, ndërsa Gramshi fitoi 2-0 ndaj Lushnjes.

Java e tetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza:

Tirana – Kinostudio 6-0

Partizani – Laçi 5-0

Skënderbeu – Teuta 4-2

Gramshi – Lushnja 2-0

Vllaznia – Apolonia 2-1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: