Partizani është ekipi kampion i kampionatit “Abissnet Superiore” U-17. Të kuqtë ia dolën mbanë të ruanin titullin kampion falë barazimit 3-3 në derbi ndaj Tiranës.

Sfida e luajtur sot ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi edhe bardheblutë luftonin për titullin kampion. Në fund, Partizani siguroi titullin me vetëm 1 pikë më shumë se Tirana.

Golat për të kuqtë i shënuan Ergit Hyka dhe Elson Himallari (x2), ndërsa për bardheblutë realizuan Klejdi Gjini (x2) dhe Aimar Bami.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia për dorëzimin e titullit kampion nga FSHF. Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi futbollistëve të Partizanit U-17 trofeun e kampionit dhe medaljet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb