Nga Mariglen Mërtiri

Kërkesa ndaj qytetarëve të kryeqytetit për t’u pajisur për muajin gusht me abone me të dhënat dhe fotografi personale është një shkelje ligjore për të cilën operatorët urbanë janë gjobitur. Njoftimi i vendosur në urbanë është i paaprovuar nga bashkia e Tiranës dhe i referohet një ligji që nuk flet për publikimin e të dhënave personale në abonetë e pajtimit mujor.

Shumica e qytetarëve të ndodhur përballë këtyre njoftimeve kanë marrë abonetë duke plotësuar kërkesat e kompanive të cilat kërkojnë të maksimizojnë fitimet duke shkelur të drejtat e qytetarëve. Por policia bashkiake siguron qytetarët se nga nesër do të jetë në patrullim qe asnjë qytetar të mos penalizohet nga fatorinot për shkak të aboneve që nuk kanë foto dhe të dhënave personale.

Ky rast i përsëritur nga operatorët urbanë vijon të shkaktojë konfuzion tek qytetarët dhe shkelje të ligjit me dashje në interes të fitimeve personale. Qytetarët që kanë marrë abonetë nuk e kanë të nevojshme të kenë asnjë të dhënë personale dhe të shoqëruar me asnjë fotografi abonenë e tyre mujore të muajit gusht.

Asnjë abone e muajit gusht nuk duhet të shoqërohet me fotot personale të qytetarëve apo të dhënat e tyre. Njoftimet e vendosura në urbanë nga operatorët janë të kundraligjshme, ndaj policia bashkiake ka vendosur 80 gjoba gjatë 3 ditëve të fundit dhe heqjen e tyre. Njoftimet nuk kanë mbështetje ligjore dhe as miratim nga Bashkia e Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb