E ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, Linda Pano nga koalicioni shqiptar “Pro familjes dhe jetës”, është shprehur me një çështje aq sensitive siç është aborti.

Kjo temë ka marrë vëmendjen e mediave botërore, pas vendimit të gjykatës amerikane për ta ndaluar abortin.

Zonja Pano është shprehur kundër abortit dhe ka përmendur rastet kur adoleshente të abuzuara dërgohen në klinika për të abortuar dhe rastet e tyre nuk raportohen.

“Mendoj që është vendim i vonuar, janë vrarë 63 milion bebe. Kjo teoria se kur bëhet i ligjshëm aborti atëherë vdekshmëria tek gratë zvogëlohet, në fakt vdekshmëria nuk është zvogëluar, kjo është vërtetuar.

Shumica e klinikave nuk raportojnë rastet kur gratë vdesin nga aborti.

Gratë që kanë shkuar të abortojnë janë dhunuar, abuzuar dhe adoleshente të vogla, 13-14 vjeçe janë çuar nga abuzuesit e tyre të abortojnë në të tilla klinike që nuk kanë raportuar.
a
Kërkesat për të tilla klinika është aq e madhe në SHBA sa e qendrave estetike.
Është parë që ishte i gabuar si vendim ndaj gjykata ka marrë këtë vendim.

Në lodhje me shprehjen “My body, my choise”(Trupi im, zgjedhja ime), nëse ke një tjetër qënie tashmë nuk është më trupi yt.

Jeta sipas studimeve nis që në embrion”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: