Linda Pano, koalicioni shqiptar “Pro familjes dhe jetës” dhe Anuela Ristani nën kryetare e bashkisë Tiranë, kanë debatuar në lidhje me të drejtën e femrës për të marrë vendime për jetën e saj dhe të drejtën e fetusit për të jetuar.

Gjatë debatit zonja Ristani tha se një grua ka të drejtat e saj dhe nuk është e drejtë që të të drejtat e saj të vihen në plan të dytë nga një qenie e cila ende nuk ka ardhur në jetë e për pasojë sipas saj nuk ekziston.

Ajo shtoi se një individ ekziston kur njihet nga ligji dhe shteti. Artisti Robert Aliaj ka sjellë në vëmendje rastin e personave emigrantë të pa regjistruar dhe faktin se edhe pse nuk njihen nga ligji, ata ekzistojnë.

Ndërsa zonja Pano kujtoi se në SHBA në rast se një grua shtatzënë vritet, autori i ngjarjes dënohet për dy vrasje, të nënës dhe bebes.

Ristani: Detyra e shtetit është të mbrojë jetën dhe lirinë e të gjithë qytetarëve, ç’kuptim ka jeta pa liri?

Pano: Jeta e një qenie që rritet në barkun e nënës

Ristani: Është fetus, jo bebe, jo qenie. E keni edhe në Bibël, deri në momentin që merr frymën nuk është bebe.

Një individ ka një emër ka një ditëlindjen një funksion një vend në shoqëri, ky individ ekziston. Po çojmë në shkallë të dytë të drejtën time, për një fetus i cili në shoqëri nuk ka asnjë lloj funksioni.

Pano: Funksionalizmi, nëse ti vlen më shërben e të ruaj, nëse jo të eleminoj.

Ristani: Në shoqërinë tonë si njerëz kemi vendosur të themi që opinion vlen por vendimet nuk merren mbi opinione po mbi fakte. Ky i juaji është opinion. Individi njihet kund njihet nga ligji.

Pano: Në SHBA kur një grua vdes, personi që ka shkaktuar opinionin akuzohet për 2 vdekje.

Aliaj: Ç’ndodh me një apadrit një njeri pa atdhe një emigrant, shteti nuk e njeh. Duhet ta vrasim?

Ristani: A ka të drejta në atë shtet? Ai shërbehet?

Aliaj: Ka të drejta njëlloj si ti.

Pano: Zemra e bebit në bark të nënës nuk është opinion

Ristani: Diçka në mungesën time nuk do të ekzistonte. Për këtë vëmë në rrezik të dr time për të qenë njeri.

Pano: Personat që janë në spital edhe nuk mund të jetojnë pa oksigjen? Nuk ekzistojnë? Nuk janë njeri?

Ristan: Vendimi merret rast pas rasti. Nëse i ka ceduar truri….

Pano: jeta e njeriut është e çmuar nuk varet nga funksionet e tij.

Ristani: Jeta e grave nuk funksionojnë

Pano: e di sa keq më vjen që marrëdhënia nënë fëmijë një marrëdhënie dashurie e kthejmë në një marrëdhënie të tillë.

Nëse më shërben të mbaj nëse jo, të eliminoj.

Ka mundësi edhe për nënat e pamundura ekonomikisht se me këtë logjike i bie që nëse kalojmë një krizë të eleminojmë pleqtë të sëmurët të pamundurit.

Ristani: Kjo është qesharake. Nuk kemi të drejtë të diskutojmë se ç’bën një grua në jetë.
Nuk i jap llogari askujt si dua të ndërtoj jetën time. E martuar, me fëmijë pa fëmijë, është e drejta ime. Dhe nuk ja justifikoj askujt.

Pano: marrim një propozim që bebja deri 28 ditë pas lindjes mund ta vrasim dhe quhet abort, nëse shkojmë në këtë çmenduri…

Vasili: Aborti nuk ka qenë kurrë çmenduri.

Pano: Egoizëm është shpesh. Shembull dua të abortoj se dua të bëj karrierë. Ky bebe më pengon.

Ristani: Të bëj më të mirën për veten është egoizëm?

Për kë e zgjedh veten? Qenia ime jam unë. Jemi të gjithë njerëz të ndryshëm dhe nuk jemi në një mision misterioz….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: