NGA: ENRIK MEHMETI
VLORE- Në një kohë kur mbarë opinioni publik në vend u trondit nga ngjarja në Vlorë ku një 17-vjeçare akuzoi babain e saj se e kishte përdhunuar dhe më pas ajo ishte detyruar që të abortonte në muajin e 6, kjo e fundit tashmë ka ndryshuar dëshminë.

Gjatë dëshmisë së saj me inicialet Xh.Çinaj deklaroi para hetuesve të çështjes së e kishte përdhunuar një fqinj i moshuar, ndërsa nga frika kishte akuzuar babain e saj.

“Po shkoja me vëllanë e vogël në shkollë, por ai më doli në rrugë dhe më tha hajde me mua. Jo, i thashë, por më kërcënoi. Më tha që të shkoja më të pasi do më vriste mua dhe familjen. Pata frikë dhe shkova. Kishte një puçër në ballë. Nuk ja di emrin.”, theksoi ajo.

Pas denoncimit të së bijës V.Çinaj ka përfunduar në burg dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në daljen e analizës së ADN-së kryer ndaj fetusit. Por 17-vjeçarja thotë se ndihet e penduar për denoncimin që i bëri babait të saj, dhe druhet daljes së tij nga burgu, pasi ka frikë se do ta përzërë nga shtëpia. “Bëra gabim, denoncova babanë, por ai nuk ka faj. Tani kam frikë se kur të dalë do më vrasë, do më përzërë nga shtëpia. Kërkoj të lirohet babai dhe të arrestohet ai tjetri.”, tha ajo.

Familja Çinaj prej 5 anëtarësh jeton në kushte tejet të vështira ekonomike. Pas apeleve në ‘News24’ për ndihmë, nëna e këtyre fëmijëve u punësua si sanitare në spital, por tashmë ka përfunduar kontrata dhe ata nuk kanë asnjë të ardhur për të jetuar. Ndërkohë, ajo apelon që të ketë një strehë për të futur kokën sebashku me fëmijët pasi kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë janë të mjerueshme ndërkohë që nuk ka asnjë lloj mundësie ekonomike për të ushqyer ata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: