Miliarderi rus Roman Abramovich, duket se është duke i ndjerë shumë sanksionet e marra ndaj tij nga perëndimi.

The Sun ka raportuar se tashmë rojet e sigurisë të Abramovich tani duhet të blejnë vetë edhe letrat higjenike që do të përdorin.

Një tjetër masë është edhe se buka, qumështi, çaji dhe kafeja, të cilat deri tani ofroheshin falas për punonjësit e tij, tashmë nuk ofrohen më.

Masat kanë ardhur pasi ish-gruaja e oligarkut rus duhej të paguante faturat e Team Fusion.

Kompania menaxhon sigurinë në Britani për Abramovich, 55 vjeç, për rreth 400,000 £ në muaj.

Por Irina Malandina, e cila ka pesë fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, po shkurton “financimet e panevojshme” pasi atij i janë ngrirë asetet nga qeveria pas pushtimit rus të Ukrainës.

Strehimi i stafit të sigurisë në Chelsea, po reduktohet nga tre banesa në një dhe skuadra prej 25 personash u zvogëlua.

Ata gjithashtu duhet të paguajnë për abonimet e tyre për aksesin në Wi-Fi dhe TV.

Kuajt në pronësi të familjes në rezidencën e tyre 20 milionë funte në Fyning Hill në West Sussex po shiten gjithashtu dhe makina klasike, duke përfshirë një Mercedes Gullëing prej 1.2 milionë funtesh, u vendos në magazinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb