Rregullatori bërthamor i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi sot se lëshoi një licencë operative për reaktorin e parë të impiantit bërthamor të vendit.

Kjo bën që Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë vendi i parë në rajon që gjeneron energji elektrike nga energjia bërthamore.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, WAM, Autoriteti Federal për Rregullimin Bërthamor i dha kompanisë “Nawah Energy Company” një licencë operative 60-vjeçare për reaktorin e parë.

Ndërtimi i impiantit bërthamor “Barakah”, i vendosur në rajonin perëndimor al-Dhafra në Abu Dhabi, filloi në vitin 2012.

Planifikohet që funksionimi i tij të bëhet me katër reaktorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: