Abu Dhabi e ka klasifikuar Shqipërinë si vend të sigurt nga Covid-19 duke e vendosur atë në listën e vendeve me ngjyrë jeshile. Nga dita e sotme qytetarët që do të duan të udhëtojnë në Abu Dhabi nuk kanë nevojë për karantinë.

Në listën e publikuar nga vendet e Ballkanit është edhe Serbia me Greqinë.

 

Abudabiiii

Kohët e fundit Shqipëria po njeh numra shumë të ulët të infektimeve me Covid-19 që ka bërë që shumë shtete ta përfshijnë atë në listën jeshile ku qytetarët mund të udhëtojnë pa qenë nevoja për karantinë apo vaksinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb