Një grua 28 vjeçe ka denoncuar se është abuzuar seksualisht dhe është përndjekur nga një përgjegjës italian i një projekti Unido, organizmi i OKB-së që promovon zhvillimin industrial.

OKB ka vendosur të pezullojë zyrtarin nga detyra për të shmangur skandalin. Faktet datojnë në verën e kaluar dhe janë përsëritur në disa vende duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë. Unido ka hapur një hetim të brendshëm për rastin.

Siç raporton Corriere della Sera, 37-vjeçar kapo-projekti italian ka abuzuar edhe me një nga ish bashkëpunëtoret e tij, e cili iu tha eprorëve se kishte përjetuar episode të ngjashme. Megjithatë, koordinatori mohon gjithçka, duke folur për “akuza absolutisht të rreme, vetëm baltë”.

Zyrtari i pezulluar, i lindur dhe rritur në Itali dhe me një karrierë të gjatë ndërkombëtare prapa tij në sektorin e ndërmarrjes sociale, ka punuar në të kaluarën për agjenci të ndryshme të OKB-së.

Abuzimet kanë vazhduar me kalimin e kohës, duke bërë që gruaja e re të raportojë çdo gjë tek autoritetet edhe pas “suksesit” të #metoo, fushata kundër ngacmimeve që shpërtheu me rastin e producentit të Hollivudit Harvey Weinstein. 28-vjeçarja vazhdon të punojë në Evropë për Unido.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb