PODGORICË

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç kërkoi sot që imuniteti i Petar Ivanoviç, ish-Ministri i Bujqësisë dhe, siç deklaroi ai, aktori kryesor në aferën me Fondin Abu Dhabi, të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Abazoviç konfirmoi në llogarinë e tij në Tëitter se ish-drejtori i IRF Zoran Vukcevic u arrestua si pjesë e çështjes “Fondi Abu Dhabi”, për çështje korruptive.

“Arrestimet e disa personave kanë filluar si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua nga disa dhjetëra miliona euro” shkruan Abazoviç.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb