Mediat e huaja janë futur brenda një kampi qëndrimi emigrantësh, në Texas të SHBA-ve. Numri i personave që qëndrojnë atje, përfshirë dhe fëmijë është tepër i lartë.

Kushtet, sipas BBC, janë tepër të papranueshme. Ushqimi është i pakët, abuzimet seksuale janë në rritje dhe sëmundjet janë të shumta. Muajt e fundit SHBA, është përballur me një valë masive emigrantëve, të cilët vijnë kryesisht nga Amerika Qendrore.

Dhuna, katastrofat natyrore dhe mundësitë e pakta ekonomike, ndikuar dhe nga pandemia, janë arsyet e këtij fenomeni. Kampi amerikan, ku strehohen emigrantët, quhet “Fort Biliss” dhe në të strehohen mbi 2 mijë fëmijë të mitur, që kryesisht kanë ardhur nga Meksika.

Kushtet e kampit?

Kampi Fort Biliss përbëhet nga të paktën 12 çadra, disa prej të cilave strehojnë qindra fëmijë njëkohësisht.

Fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës në çadra, duke dalë prej tyre vetëm 2 ose 3 orë në ditë. Stafi i kampit, pretendon që kushtet janë tepër optimale, ndërsa kështu, nuk mendon një 15-vjeçarë që është strehuar aty. Ai ka thënë për kamerat, se ushqimi ishte tejet i dobët dhe shpesh i jepnin për të ngrënë mish të papjekur.

“Ndonjëherë pula ishte ende me gjak, mishi i kuq. Nuk durohet uria atje, e hëngrëm, por shpejt u sëmurëm”, tha 15-vjeçar.

Më tej ai shtoi:

“Shumë shokë të mi janë infektuar me COVID-19, situata është e papranueshme”.

Sipas BBC, shumë fëmijë të kampit kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb