SHBA

Hitet e këngëtarit të njohur, Michael Jackson janë ndaluar të transmetohen në Bbc Radio 2. Lajmi u bë i ditur nga ‘The Sunday Times’, e cila shkruan se ndalimi i këngëve vjen pas pas ngjarjeve të fundit, ku këngëtari akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijë.

Dokumentari i regjisorit të njohur , Dan Reed “Leaving Neverland” , një pjesë e tij u transmetua dje dhe pjesa tjetër sot më 4 mars bëri të madhe pasi trajton dëshmitë e Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 40 vjeç. Ata në këtë film dokumetar pohojnë se ylli i muzikës pop ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Nisur nga këto dëshmi, BBC Radio 2 ka ndaluar transmetimin e muzikës së Michael-it. Nga ana tjetër, BBC u shpreh për NME se “e vlerësojnë muzikën në bazë të meritave dhe gjithnjë bazohen tek audienca dhe konteksti gjatë transmetimit të këngëve”.

Kënga e fundit e Jackson është transmetuar ishte ‘Rock With You’ më 23 shkurt. Familja Jackson i ka mohuar akuzat e “Leaving Neverland”, duke kërkuar edhe 100 milionë dollarë  dëmshpërblim.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb