TIRANE – Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për aferën me rrugën “Tiranë-Elbasan” dhe marrjen në pyetje të ish-ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.

Ajo tha se Haxhinasto është marrë në pyetje si person që ka dijeni, dhe emri i tij nuk është në regjistrin e personave në hetim.

Lala tha se sipas Prokurorisë “ish-ministri duhet të kishte ngritur një grup pune për të parë nëse fondet po përdoreshin në mënyrën e duhur”.

“Prokurorët thonë se këtë grup duhet ta ngrinte me çdo kusht Haxhinasto. Ky i fundit ka qenë i qartë duke pretenduar se nuk ka lidhje me asnjë aferë korruptive. Prokuroria nuk ka dhënë detaje se është e rezervuar. Haxhinasto ka pretenduar se përgjatë qëndrimit të tij ka përmbushur ligjërisht detyrën e tij funksionale. Auditet e KLSH konstatuan shkelje. Grupi i auditimit ka arritur në përfundimin se ka probleme serioze me komponentët e kontrollit. Haxhinasto duhet të kishte analizuar situatën,

Ka rritje fiktive e kostos së rrugës, sipas prokurorëve. Ish-zyrtarët kanë përfituar duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit me 54 mln dollarë.

Tre ish-zyrtarët kanë mohuar të gjitha akuzat. Kjo mbetet në duart e prokurorëve. Po shihet dhe roli i Haxhinastos. Deri në këto momente ish-ministri nuk është në regjistrin e personave në hetim. Ai është duke u verifikuar, hetimet po kryen hap pas hapi. Pas Haxhinastos, po mendojnë të thirrin edhe Sokol Dervishaj, si pasues të tij,” tha Lala.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb