Nje investigim i gazetës britanike The Guardian ka zbuluar fakte sesi rrjeti social më i ndjekur në botë Facebook, ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët botërorë të përdorin këtë platformë për të mashtruar publikun ose për të sulmuar kundërshtarët, pavarësisht se janë paralajmëruar për këtë gjë. The Guardian ka analizuar një dokumentacion të gjerë të brendshëm që tregon se si Facebook trajtoi më shumë se 30 raste në 25 vende te ndryshme, mes të cilave edhe Shqipërinë, për sjellje politikisht manipuluese që u zbuluan në mënyrë aktive nga stafi i kompanisë.

Investigimi tregon se si Facebook ka lejuar abuzime të mëdha me platformën e saj në vendet e varfëra, të vogla dhe jo-perëndimore në mënyrë që t’i jepet përparësi adresimit të abuzimeve që tërheqin vëmendjen e medias ose ndikojnë në SH.B.A. dhe vendet e tjera të pasura.

Kompania veproi shpejt për të adresuar manipulimin politik që prek vende të tilla si SH.B.A., Tajvani, Koreja e Jugut dhe Polonia, ndërsa lëvizte ngadalë ose aspak në rastet si Afganistani, Iraku, Mongolia, Meksikë dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine.

Një hetues i inteligjencës së kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, i cili po prodhonte komente jo-autentike, ishte i lidhur me individë në qeveri, por më pas hoqi dore nga çështja shkruan The Guardian. Me 2.8 miliardë përdorues, Facebook luan një rol dominant në diskursin politik të pothuajse çdo vendi në botë. Por algoritmet dhe tiparet e platformës mund të manipulohen për të shtrembëruar debatin politik shkruan nder te tjera the Guardian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb