Papa Françesku ka reaguar ashpër në lidhje me abuzimin seksual në Kishën Katolike në Francë. Ai e ka konsideruar atë një moment turpi.

“Ky është një numër i konsiderueshëm.Unë u shpreh pikëllimin dhe dhimbjen time viktimave për traumën që kanë pësuar. Kjo është turp për mua, turp i të gjithëve ne, turpi im”- tha Papa Françesku në Vatikan.

Papa u bëri thirrje peshkopëve dhe drejtuesve të kishës në Francë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin sërish dhe “në mënyrë që Kisha të bëhet përsëri një shtëpi e sigurt për të gjithë”.

Një komision hetimor raportoi dje se rreth 216 000 fëmijë dhe të rinj kishin qenë viktima të dhunës seksuale në Kishën Katolike franceze që nga vitet 1950. Së bashku me institucionet e drejtuara nga Kisha, mund të ketë pasur 330 000 viktima. Konferenca e Peshkopëve Francezë ripohoi sot se duhet të ketë kompensim financiar për viktimat.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb