TIRANE

Detaje të reja shokuese janë zbardhur nga përdhunimi i një 15-vjecareje në Tiranë, nga ana e një 65 vjecari dhe tre të rinjve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se 65 vjecari kishte vite që njihej me të miturën, pasi kishte punuar si roje në shkollën ku studionte vajza, por që prej më shumë se 6 muajsh ishte shkëputur nga puna.

Duke qenë se jetonin në një lagje, ai i bënte presion sa herë e shihte, duke i thënë se ia dinte historitë intime që ka pasur në shkollë dhe se do ia shkruante në mure.

Pasi e shantazhoi dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale më të miturën, 65 –vjecari e filmoi dhe regjistrimin ia dha 20-vjecarit, i cili ishte fqinj i vajzës.

Ky i fundit duke e shantazhuar se videon do ua tregonte familjarëve të vajzës dhe më pas do e hidhte në rrjetet sociale abuzoi seksualisht me të miturën dhe më pas filmimin ua dha 2 shokëve të saj 15 dhe 16 vjec, të cilët po ashtu jetonin në një lagje me vajzën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb