DEVOLL

E vështirë për t’u besuar dhe kapërdirë ajo që ka ndodhur me 43-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore në fshatin Miras të Devollit. Familja e 43-vjeçares së abuzuar deklaron se dëshmitë e tyre i kanë dhënë të gjitha në polici.

Fqinji Jani Tase tregon se e ka mësuar nga televizori çfarë ka ndodhur dhe se nuk dallohej që ishte shtatzënë. “E mësuam nga TV çfarë ka ndodhur. Ajo është me probleme mendore. Jeton me dajën dhe hallën sepse prindërit i kanë vdekur. Familjet kishin hyrje-dalje. Nuk dallohej që ishte shtatzënë”, tha fqini.

Ndërsa nusja e dajës së të abuzuarës u shpreh se gjithë informacionet i ka dhënë në polici.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: