Pasi familja e 15-vjecares u njoh me videot e abuzimit të saj dhe pasi vajza rrëfeu gjithë historinë, vëllai i saj tha se e kanë mbajtur të mbyllur për 1 muaj në shtëpi.

Deklaratat ai i bëri live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, në një bashkëbisedim me autoren Evis Ahmeti.

“Nuk e linim me dal më, e mbanim në shtëpi nga frika. Edhe telefonin ia hoqëm”,- thotë i vëllai.

I pyetur nëse gjatë kësaj kohe, vajza ka bërë mësim on linë, vëllai tha: “Po i rrija tek koka unë”.

Ai pranoi gjithashtu se vajza ka rënë edhe nga mësimet. “Nga 9 apo 10 që ishte ka rënë te 5 dhe 6 tani në fund”.

Administratori i njësisë Paskuqan, Edi Bodini në një lidhje me emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, deklaroi se po bëhet e pamundura që familjes së vajzës t’i vihet në ndihmë.

“Që nesër do bëjmë një aplikim për ndihmë ekonomike se vetëm vëllai i tyre punon edhe babain e ka të papunë. Do mundohemi të punësojmë edhe nënën që të mund të rehabilitohen si familje”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb