KAVAJË

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku dyshohet se një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C., i divorcuar nga Gosa e Kavajës.

Nuk dihet se si ai ka rënë në kontakt me të miturin 12-vjeçar, i cili rezulton me autizëm.

Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici. Kjo e fundit e ka pyetur të miturin dhe në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: