TIRANE– Qytetarë të Tiranës dhe shoqëria civile, kanë protestuar dje pasdite për ngjarjet e fundit në shtëpitë e fëmijëve, e veçanërisht për atë në Shkodër.

Nën moton “NUK JENI VETËM”, qytetarët dhe shoqëria civile kanë ngritur zërin për t’u dhënë një mesazh solidariteti këtyre femijëve, por edhe për të kujtuar institucionet që te kujdesen siç duhet për femijët jetimë! Qytetarët u bënë thirrje institucioneve të drejtësisë të vendosin dënime maksimale për këta njerëz që guxojnë të dhunojnë fëmijët! Gjithashtu u bënë thirrje ligjvënësve të rishikojnë legjislacionin përkatës e të maksimizojnë dënimet për dhunën e abuzimet me fëmijët!

Nisur nga një status në facebook për t’u ngirtur dhe për të reaguar, qindra qytetarë kane dalë në shesh me pankarta në duar, me arushë edhe lodra si mesazh dashurie për fëmijët jetimë dhe në një kartolinë gjigande kanë shkruar mesazhet e tyre. Një zë i fortë që është sërish një këmbanë për insitucionet vendore e qëndrore! Mos i prekni fëmijët! Sipas pjesëmarrësve, protestat e nismat në mbështetje të fëmijëve do të vazhdojnë derisa të gjendet një zgjidhje, të ketë drejtësi për këta fëmije dhe ata të kenë nje jete normale. Edhe qytetare te Shkodrës dhe Durrësit kanë organizuar paralelisht protesta në këto qytete. Priten së shpejti protesta qytetare edhe në Elbasan, Kukës, etj.

Sakaq, përfaqësuesja e shoqërisë civile, Edlira Cepani me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ pohoi se do të ishte pjesë e kësaj proteste paqësore, në mbështetje dhe solidarizim të fëmijëve jetim dhe jo vetëm.

“Me quani te cmendur, por une diten e HENE dt. 23 Maj, ORA 18:00 do te dal te PIRAMIDA, qoftë edhe vetem fare, me nje pankarte qe do te shkruaje “NUK JENI VETEM!” Dhe me nje flete gjigande ku kushdo qe kalon te mund te shkruaje nje mesazh dashurie e solidariteti per femijrt jetime te Shkodres, te Durresit e kudo tjeter! Nje mesazh per ta se Shqiperia dhe bota nuk eshte e perbere vetem nga monstrat qe pushtetet u kane cuar atyre kujdestare ne jetimore! Nje mesazh se sado larg te jemi, e sado pak te kemi ne dore, te pakten zerin do ta ngreme! Mesazh dashurie per femijet, por edhe mesazh force per ata vendimmarres dhe kujdestare qe kane ne dore jetet e tyre te pambrojtura! Une nuk jam ministre, nuk jam prokurore, nuk jam as gjykatese, e nuk kam asgje ne dore pervecse te ngre zerin tim! Une jam thjesht nje nënë dhe nje qytetare, qe ngre zerin qe te pakten femijet te kene nje jete normale! Une do ta ngre zerin tim pafund per cdo femije qe eshte i pafuqishem per t’u perballur i vetem me monstrat kriminele! Nuk qendroj më dot duke i pare keto tmerre ne lajme nga shtepia, une te HENEN DO DAL NE RRUGE! Kushdo qe do te kete nje mesazh, nje ide, nje ze per t’u bashkuar, eshte i mirepritur!

Detaje per protesten:
Sot ne oren 18:00 tek Piramida, do te kemi nje kartoline gjigande bosh, ku cdokush do te mund te shkruaje nje mesazh dashurie e solidariteti per femijet jetime qe do t’u cohet atyre! Do te kemi edhe pankarta bosh ku secili te shkruaje thirrjen qe ka deshire. Nese keni ne shtepite tuaja edhe arusha e kuklla, merrini qe t’i mbajme ne duar, me mesazhin qe femijet duhet te luajne dhe jo te vuajne! Mund te sillni cfaredo qe te mendoni se do te sherbeje per te ngritur zerin tone e per te mbrojtur keta femije! Mbi te gjitha ejani vete, sa me shume te jemi, aq me i forte do te jete zeri yne! Ne perfundim te tubimit do te bejme nje marshim paqesor drejt sheshit Nene Tereza, qe eshte simbol i dashurise qe shqiptaret e vertete dine te japin! Ne jemi zeri i atyre qe nuk kane ze! #NukJeniVetem! #PerFemijetJetime #PerJeten #PerDrejtesi”, citohet në mesazhin e Çepanit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: