TIRANË- Mediat greke dhe shqiptare kanë vënë alarmin për abuzimet e programuara të fëmijëve romë. Përballë asnjë mundësie për të mbijetuar prindërit i lënë në duar të panjohura, duke i ekspozuar ndaj trafikimit dhe abuzimit seksual. Problemi u diskutua sot në emisionin ‘Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko.

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea thekson se nuk ka të dhëna që informacioni i botuar në gazetën greke ‘Ekspresso” të jetë i vërtetë. Zëvendës ministrja bën me dije se në lidhje me çështjen është nisur një hetim nga pala greke. “Hetimin e ka hapur policia greke për të vërtetuar vërtetësinë e të dhënave të publikuara në gazetën Ekspresso.”- u shpreh Gjebrea.

Drejtor i Kufirit dhe Migracionit Genc Merepeza mohon kategorikisht që fëmijët të kalojnë kufirin të pa shoqëruar. Madje ai thekson se edhe në rastet kur fëmija është i shoqëruar nga njëri prind duhet të ketë prokurë edhe nga prindi tjetër.

“Nuk flitet të udhëtojë një fëmijë i pashoqëruar drejt Greqisë. Edhe kur është me njërin prind duhet të ketë prokurë nga prindi tjetër. Vetëm në rastet kur gjykata ja ka besuar me vendim të formës së prerë njërit prind fëmija mund të kalojë kufirin. Nëse policia kufitare nuk bindet për qëllimin e udhëtimit kërkon dokumente shtesë. Nuk e besoj dhe e jap kategorike që nuk ndodh që fëmijët të shkojnë të pashoqëruar.”- u shpreh Merepeza.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: