SARANDË

Abuzimi me minorenen 17-vjeçare nga Saranda vijon të tjerë persona që në një mënyrë a tjetrën janë implikuar në vepër penale. Sot Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”. Hetimi vjen pas publikimit të rastit në “Fiks Fare”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:
– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

“Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90”, deklaron Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Kujtojmë se për abuzimin me minorene është arrestuar 72-vjeçari Barjam Tusha, ndërkohë që vajza ka marrë urdhër mbrojtje edhe nga prindërit e saj. Në emisionin “Fiks Fare” u transmetua video ku vajza e kthyer në shtëpi bisedonte me të atin dhe me policët e njoftuar nga ai vetë për ta mborjtur kundër të dashurit. Policia i thotë vajzës që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojë në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb