Ish- ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka reaguar pas skandalit të abuzimit me 1.3 milionë euro nga kompania “Phoenix” Petrolium që kishte për detyrë të ngrinte puset e naftës në vendburimin e Amonicës.

Gjiknuri thotë se ka autorizuar shoqërinë shtetërore Albpetrol Sh.a. për të njoftuar zyrtarisht mbylljeon e marrëveshjes hidrokarbure me këtë kompani në mars 2017, për mos zbatim të kontratës. Sipas tij puset e naftës i kanë kaluar Albpetrol dhe pikërisht kjo kompani ka verifikuar akuzat e kompanisë amerikane për falsifikim të faturave të shërbimeve të paguara për kompaninë Black Sëan Energy Services nga ana e kompanisë Phoenix.

45de25fc 48c3 49ce 8749 B34fb2729086
45de25fc 48c3 49ce 8749 B34fb2729086
4505922a 88be 4df5 912c C4a206adeeb7
4505922a 88be 4df5 912c C4a206adeeb7
3e350034 7d19 47aa B0fe A0b0782e8e1f
3e350034 7d19 47aa B0fe A0b0782e8e1f
B60f212e 54cc 4978 887c 0d02f26da514
B60f212e 54cc 4978 887c 0d02f26da514

REAGIMI I PLOTË
Referuar informacioneve të raportuara në media për një çështje hetimi rreth aktivitetit të kompanisë Phoenix Petroleum, gjej rastin të sqaroj hapat e ndërmarra nga institucionet shtetërore.

Në Marsin e vitit 2017, në cilësinë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë kam autorizuar shoqërinë shtetërore Albpetrol Sh.a. për të njoftuar zyrtarisht mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Amonicës”. Vendburimi i Amonicës është marrë fizikisht nën kontroll nga Albpetrol në datën 13 Mars 2017.
Gjithashtu është urdhëruar fillimi i procedurës për marrjen në dorëzim nga Albpetrol të vendburimeve të naftës nga kompania Phoenix Petroleum sh.a. Ky vendim erdhi si rezultat i mos përmbyshjes së detyrimeve kontraktuale nga kompania “Phoenix Petroleum sh.a” dhe ndalimin e punës në vendburimin e Amonicës që prej muajit Nëntor 2016.
Sakaq, me tu vënë në dijeni nga shoqëria amerikane “Black Sëan Energy” e cila pretendonte se disa fatura të paraqitura nga Phoenix ishin false, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Albpetrol dhe AKBN filluan shqyrtimin e rastit për konfirmimin e pretendimeve të shoqërisë amerikane. Fillimisht, shoqëria Phoenix Petroleum ka shprehur pretendimin e saj që kemi të bëjmë me një shpifje të shoqërisë amerikane dhe se kjo kompani do të provonte të kundërtën.
Në kushtet kur Phoenix Petroleum dështoi të provonte se faturat ishin të rregullta, kompania Albpetrol Sh.a. me shkresën nr. 2177, datë 29.03.2017 dërguar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, informonte mbi disa çështje të konstatuara në marrëdhënien me kompaninë Phoenix Petroleum Sh.a. dhe konkretisht me faktin e konstatuar nga ana e Albpetrol Sh.a. për falsifikim të faturave të shërbimeve të paguara për kompaninë Black Sëan Energy Services nga ana e kompanisë Phoenix.

Në shkresën nr. 2355, datë 21.04.2017, Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka kthyer përgjigje Albpetrolit duke kërkuar të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi për këtë konstatim duke autorizuar më tej kallëzimin në organet e drejtësisë. Këtij kallëzimi i është bashkëngjitur edhe referimi në prokurori i Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve pas materialit të dorëzuar nga Hetimit Tatimor.

Nga ai moment çështja ka kaluar në duart e organeve të drejtësisë të cilave të gjitha institucionet shtetërore i kanë vënë në dispozicion të plotë të gjithë dokumentacionin dhe gjetjet e konstatuara nga auditimet e Albpetrol dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb