Abuzimi me pronat në bregdet ka sjellë ndalimin e udhëtimit të kryebashkiakut të Rrogozhinës jashtë vendit. Mësohet se Beqir Nuredinit, përfaqësues i PDIU i është bllokuar pasaporta dhe është lënë në masë sigurie detyrim paraqitje.

Po kështu mësohet se janë arrestuar 4 zyrtarë hipotekash në Rrogozhinë dhe Kavajë, mes tyre dy ish-drejtues, por një prej tyre është lënë në arrest shtëpie dhe një në detyrim paraqitje. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se edhe dy ish-zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Arrestimet janë kryer gjatë ditës së sotme në Kavajë dhe Rrogozhinë por ende nuk ka detaje nga policia, e cila pritet të komunikojë gjatë orëve në vijim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb