Një tjetër dëshmi ekskluzive dhe e plotë është edhe ajo e babait dhe vëllait të 15-vjecares së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës së saj Abas Doku në Babrru.

Të ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me autore Evis Ahmeti, ata treguan detaje të pathëna dhe u përballën live me nënën e një 20-vjecari që gjithashtu është nën hetim për përdhunimin e saj.

Babai tha se deri dje, kur i biri doli në TV, “Nuk ka pasur asnjë psikolog që i kanë ardhur vajzës në shtëpi”.

Me kë je takuar dje?

Vëllai: Me prindërit e komshiut 20-vjecar dhe ky ka abuzuar me motrën. U takova në kafe më kërkoi tërheqjen e denoncimit, më thanë ka qënë i dehur..pa vetëdije. Unë i thashë që fotot dhe filmimet si i kanë bërë?

Ndërsa vëllai tregonte, në një lidhje live ndërhyu nëna e djalit të akuzuar: “Djali im nuk ka përdhunuar njeri, jam e sëmurë me tension djalin ma ka dënjyer ai (Abasi), ma ka marrë, ma ka dehur i ka dhënë me pi. Nuk kam takat me fol sot, jemi familje e rregullt”,-thotë ajo.

Gruaja ka shtuar se: “Goca vetë ka thënë me Klajdin nuk kam gjë, e kam thjeshtë shok”.

Kjo deklaratë ka nxitur sërish reagimin e vëllait të 15-vjecares, i cili i tha: “Boll ti! Motra ime e zhveshur në krevat me djalin tat, më ka ardh foto si thua ti nuk e di, e ka pranuar motra ime që e ka përdhunuar ai, i ka treguar të gjitha”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb