Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushin, dhe drejtorin e Prokurimeve Juridike, Leonard Sefën.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se dy të pandehurit nuk kanë dhënë sqarime para GJKKO. Të dy zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Bëhet fjalë për tenderin e kanalit vaditës, që çoi në pranga disa zyrtarë të Bashkisë së Lushnjës, mes të cilëve edhe kryebashkiakun Fatos Tushe. Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, zyrtarët dyshohen se kanë abuzuar edhe me tre prokurime të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb